TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2025, 17:23

Fatmir Metaj, i pandehuri i përhershëm përballë Prokurorisë Durrës: A do korruptohet edhe gjyqtari i radhës?

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Metaj, i pandehuri i përhershëm përballë
Fatmir Metaj

Fatmir Metaj është produkt i pastër i Rilindjes, i sistemit të ngritur nga Edi Rama mbi themelet e klientelizmit, besnikërisë politike dhe kapjes totale të institucioneve.

Nëse korrupsioni do kishte një fytyrë në Shqipëri, ajo do të ishte ajo e Fatmir Metajt. Jo rastësisht ai gjendet sot sërish në bankën e të pandehurve këtë herë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në një çështje që po trajtohet në mënyrën më shqiptare të mundshme: në heshtje, në errësirë dhe me shumë mundësi në pritje të “gjyqtarit të duhur”. Një tjetër pazar? Një tjetër vendim i gatuar në zyrat e prapaskenës, jo në sallat e drejtësisë?

Fatmir Metaj është më shumë sesa një individ me histori të errët penale. Ai është një sistem më vete, një model i qartë i asaj se si ndërtohet dhe ruhet pushteti përmes imoralitetit dhe pandëshkueshmërisë. Një emër që ka shëtitur për vite me radhë nëpër dosje të Prokurorisë herë si i akuzuar, herë si i mbrojtur, por gjithmonë si një njeri që e njeh mirë rrugën për të mbyllur çdo çështje në mënyrën më të pistë të mundshme: përmes parave.

Janë të shumta rastet kur Metaj ka qenë nën hetim dhe është shpëtuar nga vendime që kanë pasur më shumë erë pazari sesa drejtësie.

Dhe sot, ndonëse i pandehur zyrtarisht, përsëri askush nuk guxon të flasë hapur. Asnjë institucion nuk jep shpjegim pse një çështje kaq e rëndë për korrupsion vazhdon të trajtohet sikur bëhet fjalë për një gjobë parkimi.

Fatmir Metaj është produkt i pastër i Rilindjes, i sistemit të ngritur nga Edi Rama mbi themelet e klientelizmit, besnikërisë politike dhe kapjes totale të institucioneve. Në vend që të përjashtohen nga administrata publike, këta individë ngjiten në majat e pushtetit, shpërblehen, promovohen dhe bëhen zëdhënës të “sukseseve” të një shteti që në fakt është gjunjëzuar para korrupsionit.

A do korruptohet sërish gjyqtari i radhës në Durrës?

Kjo është pyetja që ka sot çdo qytetar i ndershëm shqiptar. Jo sepse duam të paragjykojmë një vendim që ende nuk ka ardhur, por sepse përvoja na ka mësuar se drejtësia në këtë vend, kur ka përballë njerëz si Metaj, nuk funksionon. Nuk vendosin provat, por telefonatat. Nuk flasin faktet, por zarfet.

Sot, Shqipëria nuk është në rrezik vetëm nga krimi i organizuar, por edhe nga krimi i organizuar institucional. Sepse nuk ka armik më të madh për një vend sesa një gjyqësor që është kthyer në një pazar. Dhe Fatmir Metaj është një nga klientët më besnikë të këtij pazari.

Në një vend normal, ai do të ishte i izoluar, i hetuar me seriozitet dhe i ndëshkuar si shembull për të tjerët. Por në Shqipërinë e sotme, ai është ende i lirë, ende në post, ende i mbrojtur, dhe mbi të gjitha ende një rrezik i gjallë për drejtësinë.

Nëse gjyqtari do korruptohet edhe këtë herë, nuk do të jetë vetëm turpi i tij personal. Do të jetë dëshmia përfundimtare që drejtësia jonë është zhdukur. Dhe atëherë, Shqipëria nuk do ketë më çfarë të humbasë, sepse gjithçka do jetë e humbur./Infront.org

Lini një Përgjigje