TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 20:08

Skënder Hita “shkund” Policinë e Shtetit, vijojnë ndryshimet në radhët e uniformave blu

Shkruar nga Pamfleti
Skënder Hita “shkund” Policinë e Shtetit, vijojnë
Skënder Hita

Ja lëvizjet e fundit në radhët e policisë...

Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshimet në strukturat drejtuese, ku këtë të martë, janë bërë emërime të reja në disa komisariate dhe në drejtoritë kufitare në vend.

Sipas vendimeve të fundit, Alfred Cenaj është caktuar shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë. Në të njëjtën kohë, janë bërë edhe lëvizje në strukturat e kufirit: Arbër Zemani largohet nga drejtimi i Kufirit në Shkodër dhe kalon në krye të Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, Altin Lila emërohet drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha merr drejtimin e Kufirit në Shkodër.

Këto ndryshime të fundit vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Policisë së Shtetit, me synim rritjen e eficiencës dhe forcimin e kontrollit në pikat kufitare dhe në rendin publik.

Ndërkohë, më herët janë ndërmarrë një sërë lëvizjesh të tjera në nivele të ndryshme drejtuese. Një nga më të rëndësishmet ishte transferimi i Besmir Dervishit, i cili u largua nga posti i zëvendësdrejtorit në Policinë e Tiranës për të marrë detyrën e shefit të Krimeve në Kukës. Vendin e tij në kryeqytet e zuri Oliger Torba, i transferuar nga e njëjta detyrë në Fier.

Në nivel qendror, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita i besoi drejtimin e Drejtorisë Operacionale Alban Dautajt, i cili më parë drejtonte Antiterrorin. Ai zëvendësoi Melsi Koçin, për largimin e të cilit nuk janë dhënë shpjegime zyrtare.

Po ashtu, Ermal Kënaçi u largua nga drejtimi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe u transferua në Kukës, ndërsa Gent Ndoj, ish-drejtor për Hetimin e Krimit Financiar, është dërguar në Dibër.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e sigurisë kombëtare, ku Edmond Sula është emëruar në krye të Antiterrorit, duke zëvendësuar Dautajn. Në Tiranë janë lëvizur edhe strukturat e trafikut, ku komandanti Joan Trungu është transferuar në krye të forcës speciale “Shigjetat”.

Ndryshimet vijnë pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit. Duket se ai po tenton të sjellë një frymë të re, pasi gjatë kohës së drejtorit të vjetër, policia kishte rënë në gjumë letargjik.

hita policia

2 Komente

  1. S
    Suksese

    Kenaqesi kur sheh emra profesionistesh ne detyra te merituara, suksese te gjitheve ne detyrat e reja. Profesionistet punojne ne hije rezultatet reflektohen e duken ne rruge e siguri publike.

    1. H
      Hallexhiu

      Dakort jam me emra profesionistesh por dicka nuk kuptoj qe jetgjatesia e nje drejtori eshte 1 vit e pak dhe keta kur vin vendosin njerzit e vet por a mundet qe nje specialist ta vej punen ne shina per 1 vi !!!keq me vjen por nuk mundet atehere kemi te bejme me dicka tjeter ; secili merr banden e vet dhe u thot beni lek se 1 vit kohe kemi ,dhe dicka tjeter keta policet jugoret e rilindjes paskan qen te shkepur per lufte brenda llojit

      Lini një Përgjigje