TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 15:35

Ekstradimi i Ervin Matës nga Brazili në Shqipëri, Anila Hoxha tregon si do të veprojë SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Ekstradimi i Ervin Matës nga Brazili në Shqipëri, Anila Hoxha
Ervin Mata

Hoxha thekson se procesi lidhet me ekzistencën e një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Brazilit.

Gazetarja Anila Hoxha ka sqaruar hapat që pritet të ndiqen pas arrestimit të Ervin Matës në Brazil, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas saj, Prokuroria e Posaçme merr nismën për të nisur procedurën e ekstradimit, pasi është institucioni që e ka shpallur në kërkim Matën. SPAK përgatit dokumentacionin përkatës dhe ia përcjell atë autoriteteve braziliane.

Hoxha thekson se procesi lidhet me ekzistencën e një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Brazilit. Nëse një marrëveshje e tillë mungon, palët mund të mbështeten në parimin e reciprocitetit për të vijuar procedurën.

“Çfarë do të bëj SPAK? Hapi i parë hidhet me Prokurorinë e Posaçme, sepse kjo e fundit e ka shpallur në kërkim Ervin Matën për trafikimin e kokainës në Europë. Por duhet parë një herë nëse Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin. Do të jetë vetë Brazili që do të kontrollojë kartelën e Ervin Matës”, tha Hoxha.

Gazetarja po ashtu ka theksuar në fjalën e saj se duhet parë nëse Ervin Mata ka probleme në Brazil, do të përballet me drejtësinë vendase.

Më tej, Hoxha tha se Prokuroria e Posaçme do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës në vendin tonë.

“Nëse Ervin Mata do të ketë probleme me Brazilin, atëherë Brazili do të vendosë nëse Mata do të përballet me drejtësinë e tij dhe më pas ta ekstradojë në Shqipëri. Është SPAK që hedh hapin e parë që nis procedurat për këtë shtetas. Do të shihet nëse do të bëhet me ekstradim apo me marrëveshje reciproke. Për çështje orësh, SPAK do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës”, deklaroi Hoxha për Top Channel.

ervin mata spak ekstradim brazili

Lini një Përgjigje