TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 14:58

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojme:

Në sistemin gjyqësor shqiptar, GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka për korrupsion pasiv, ndërsa dy ish-zyrtarë të tjerë u dënuan me nga dy vite burg të konvertuara në shërbim prove.

Në një tjetër vendim që ka nxitur debat publik, ish-ministri Ilir Beqaj u lejua të mos qëndrojë më në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore, duke u vendosur pranë avokatit të tij.

Ky vendim ka rikthyer diskutimet për standardet e trajtimit të të pandehurve, sidomos pas rasteve ku kërkesa të ngjashme janë refuzuar për figura të tjera politike.

Në arenën ndërkombëtare, Ervin Mata u arrestua në Brazil pas dy vitesh hetimesh për trafik ndërkombëtar droge, në një operacion ku u përfshinë edhe forca të specializuara.

Ndërkohë në Britani u ndalua procedura e ekstradimit për disa të dyshuar të përfshirë në vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj, duke lënë të hapur çështjen mes dy juridiksioneve.

Në Tiranë dhe zonat turistike janë regjistruar një sërë goditjesh ndaj aktiviteteve kriminale: arrestime për mashtrime financiare përmes “call center”-ave, grupe prostitucioni të organizuar në apartamente me qira, si dhe raste të shumta të trafikut të drogës. 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje