TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

SHBA, Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar marrëveshje energjetike me vlerë rreth 26 miliardë dollarë për gazin natyror të lëngshëm, me projekte në Vlorë dhe Devoll.

Ambasadorja Kimberly Guilfoyle tha se marrëveshjet forcojnë sigurinë energjetike dhe kombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë.

Në politikën e brendshme, tensionet janë rritur pas përplasjes mes Ramës dhe ish-ministres Elisa Spiropali, e cila ka sfiduar hapur paralajmërimet për përjashtim nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për trajtim çnjerëzor të Ilir Meta, duke kërkuar edhe ndërhyrje ndërkombëtare.

Në drejtësi, GJKKO ka sjellë zhvillime të ndryshme: nga lirimi i ish-shefit të Rrugores Roven Zeka, te dënime për zyrtarë të tjerë, ndërsa janë raportuar edhe ndryshime në trajtimin e të pandehurve në sallën e gjyqit.

Në rajon dhe botë, u raportuan ngjarje të tjera të rëndësishme, përfshirë arrestimin e Ervin Matës në Brazil për trafik droge, bllokimin e ekstradimeve në çështjen Nikulaj, rritjen rekord të krimeve të drogës sipas INSTAT, si dhe protesta në Elbasan për mungesën e energjisë.

Në skenën ndërkombëtare, tensionet në Lindjen e Mesme kanë sjellë samit emergjent të vendeve të Gjirit në Xheda.

Në SHBA, një debat i ri është ndezur mes Jimmy Kimmel dhe Donald Trump pas një shakaje për familjen presidenciale.

Në Kosovë, seanca për zgjedhjen e Presidentit është shtyrë sërish për shkak të mungesës së opozitës, duke rritur rrezikun e zgjedhjeve të reja.

3 Komente

  1. N
    NUK DOMOSDOSHEM RAMA

    Askush, përfshirë Ramën, nuk mund ta mbajë PS-në si pronë të tijën/saj. Rama nuk mund t’i trajtojë anëtarët e PS-së si “lustratues këpucësh” dhe anëtarët e PS-së nuk mund t’i tradhtojnë veteranët dhe dashamirësit e Partisë Socialiste. Ata duhet të diskutohen dhe analizohen vetëm në Këshillin Ekzekutiv të Partisë. A po flenë anëtarët e këshillit ekzekutiv? Rama NUK është i domosdoshëm. Ai e ka dëmtuar tashmë PS-në! Mjaft më!

    1. T
      Tiku

      E çna duhet exporti gazit, para mbajtjes peng se te drrejtave te diaspores shqiptare ne greqi, qe kane ktu e 4 vjet qe nuk pajisen me KARTA qendrrimi, por si te drrejta sklleverish , me çarçafe! Kur qendrron me letrra te bardha ne greqi, nuk ke te drrejte te udhetosh lirshem, nuk pajisesh me leje drrejtimi, humb kohen te drrejtes se qendrrimit ne vend zyrtarisht e te heq te drrejten per shtetesi. Pyteni zoterine ju gazetare, a ka ndonje pergjigje, perse nuk e perdori kete mundesi per ti çliruar ata shqiptare pa te drrejta?

      1. F
        F.H.

        Po Elisa kur ishe Ministre Rama ishte Skënderbe .Madje kur shëtitje nëpër botë ,edhe këpucët nuk i kishe në një ngjyre .Tani se nuk je ministre Rama na qenka i keq .....Po ti je Ssseeerrrvvviiillleee....

        Lini një Përgjigje