Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e Kukësit për të verifikuar të dhënat e përfituara nga video ku kryebashkiaku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Mësohet se është realizuar edhe ekspertiza ligjore e pamjeve filmike që u shfaqën në rrjetet sociale si dhe është marrë pamja e zyrës së Safet Gjicit.
Nga një inspektim i thjeshtë që oficerët e BKH-së kanë kryer në bashkinë e Kukësit, rezulton se ambientet janë të njëjta, dhe bëhet fjalë se videoja është regjistruar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.
Njëherësh, oficerët e BKH-së kanë tërhequr dhe pamjet filmike të kësaj bashkie, ku dukshëm dallohet vajza që shfaqet në regjistrim, e cila ka shkuar paditen e 6 qershorit në ambientet e bashkisë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut.
Janë evidentuar gjithashtu dhe momentet kur ajo ka dalë e më tej ka qëndruar në ambi entet e një kafeneje.
SPAK dhe BKH-ja kanë sekuestruar disa pamje filmike të bizneseve në Kukës, ku shfaqet silueta e saj me persona të tjerë dhe në shoqërinë e kryebashkiakut të Kukësit.
40-vjeçaria dhe vetë Safet Gjici, kanë pranuar marrëdhënien seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin, ndërsa e gjitha është kryer në ambientet e institucionit shtetëror.
Pritet që SPAK, të rimarrë sërish në pyetje vajzën, për të mësuar mbi detajet dhe motivet e filmimit të skenës por dhe transferimit të videos në persona të tretë./Ora
Lini një Përgjigje