
Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen Alma.K në zyrën e Bashkisë së Kukësit, ka bërë xhiron e rrjetit.
Lidhur me këtë, pedagogia Iris Luarasi tha se në këtë rast viktimat janë familjarët e Gjicit pasi ndihen të poshtëruar në publik. Gjithashtu, ajo shtoi se ata do të duhet ta kenë të vështirë të dalin në publik.
“Në rastin që ata të dy kanë një marrëdhënie seksuale, atëherë viktimat e vetme janë familjarët e Gjicit që në këtë rast, ndihen të përdorur, të tradhtuar dhe patjetër të poshtëruar në publik. Që patjetër duhet kërkuar se kush është personi që e ka hedhur fillimisht videon. Ti mund t'ia shkatërrosh jetën një personi po nuk ke asnjë arsye që t'ia shkatërrosh jetën familjarëve të tij, që bëhen dy herë viktima. Ata nuk kanë mundësi të dalin më në publik, duhet të largohen nga Shqipëria” tha Luarasi për 'Euronews'.
Lini një Përgjigje