
Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje mbi bisedën që ka pasur me vajzën që shfaqet në videon seksuale me Safet Gjicin. Ai ka thënë se i ka shkruar në rrjetet sociale dhe më pas ajo e ka telefonuar vetë.
“Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vrejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.
Më tej ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.
“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit. Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK. Më tha që nj avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne. Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”, tha Vatnikaj në “Euronews”.
Lini një Përgjigje