TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2023, 11:01

Babloku shton edhe 10 “goca ekselente” te zyrat e Konkurrencës; 3 këshilltare për Denar Bibën

Shkruar nga Pamfleti
Babloku shton edhe 10 “goca ekselente” te zyrat e Konkurrencës;
Konkurrenca

Dokument/ Ato do punësohen për të marrë pagat e majme, sepse vrojtimi i tregjeve bëhet fiktivisht, ndërsa këshillat e urdhrat, Denar Biba i merr vetëm nga Babloku dhe nga bosët e monopoleve kundrejt ryshfetit, si në rastin e dyfishimit të çmimeve të plehrave kimike, ilaçeve, miellit, vajit e krejt ushqimeve të shportës...

Në vazhdim të projektit të tij për të mbushur zyrat e shtetit me femra si më “esnafe” për qeverisje, Babloku i ka plotësuar dëshirën e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba,  për të shtuar disa “goca ekselente” në stafin e tij të afërt.

Ka mjaftuar kërkesa e Denar Bibës bërë në kryeministri, dhe prej andej brenda 24 orësh te Ministria e Financave dhe te Komisioni Parlamentar i Ekonomi-Financave, që Lindita Nikolla të merrte vendim për shtimin e zyrave te Autoriteti i Konkurrencës.

Me Vendim 42, datë 8 qershor 2023, Kuvendi ka shtuar 10 vende të reja pune, në pozicione kryesore te administrata drejtuese e Autoriteti i Konkurrencës, ku pagat janë të kategorisë së lartë fikse 100-110 mijë lekë të reja, pavarësisht kualifikimit e aftësive të atij që emërohet.

Babloku shton edhe 10 “goca ekselente” te zyrat e Konkurrencës;

Me këtë shtesë, numri i përgjithshëm i zyrtarëve të Konkurrencës, nga 39 persona u bë 49, por çudi është fakti, se 4 janë shtuar vetëm te Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Komunikimit me Publikun, ku ishin 6 e janë tani janë bërë 10, si të jetë Call-Center.

Sipas informacionit, kryetari Denar Biba, ka bërë gati njoftimin për gjoja punësimin me konkurs të 10 zyrtarëve të shtuar, të cilët do jenë “goca ekselente” të sapo diplomuara, mbasi sipas Denarit, kjo është porosi e Bablokut.

Ato janë paracaktuar cilat do jenë, por formalisht sa për letra sikur konkursi është i hapur dhe i barabartë, gjoja do përzgjidhen nga komisioni i emëruar prej Denar Bibës dhe i drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, Diana Dervishi, gruaja e Krye-komisionerit të të Dhënave Personale.

Nga 10 “ekselentët”, 7 do jenë në sektorët e kontroll- analizës së tregjeve dhe te sektori i komunikimit, ndërsa 3 do shërbejnë si këshilltare të kryetarit Denar Biba, por pa asnjë dyshim, sa për të marrë rrogat e majme e t’i bëjnë fresk atij.

Sepse dihet, që vrojtimi i tregjeve bëhet fiktivisht, komunikimi me publikun është zero, ndërsa këshillat e urdhrat, Denar Biba i merr vetëm nga Babloku dhe nga bosët e monopoleve kundrejt ryshfetit, si në rastin e dyfishimit të çmimeve të plehrave kimike, ilaçeve, miellit, vajit e krejt ushqimeve të shportës./Pamfleti

denar biba konkurrenca këshilltare shtim personeli

Lini një Përgjigje