TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 15:29

Skandali me sistemin TIMS, Rrumbullaku jep sqarime para zyrtarëve amerikanë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me sistemin TIMS, Rrumbullaku jep sqarime para zyrtarëve
Takimi i Rrumbullakut me zyrtarët amerikanë

Ndërhyrjet në sistemin TIMS duket se kanë shqetësuar  ndjeshëm amerikanët. Përveç ë dërguarve të SHBA në vendin tonë, të cilët dhanë alarmin mbi atë që kishte ndodhur, duket se në zyrat e policisë kanë trokitur ekspertët e ICITAP dhe Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Pak ditë pas skandalit në fjalë, sot drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku ka pritur në një takim Drejtorin e ri të ICITAP-it, z. Richard Deasy dhe Drejtorin e INL-së, z. John Kastning.

Sipas policisë, fokusi i diskutimit me titullarët e Programit dhe Byrosë ishte progresimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, për hetime të përbashkëta, goditje të unifikuara kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve me burim krimin.

Drejtori i Përgjithshëm çmoi bashkëpunimin e deritanishëm me ICITAP-in dhe me INL-në, për fusha me ekspertizë të lartë dhe me rëndësi për qytetarët, si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të intensifikuar më tej bashkëpunimin kundër fenomeneve kriminale të organizuara dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga krerët e ICITAP dhe INL, asistencë dhe kontribut të mëtejshëm për implementimin e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore (PRIMS)”, njoftoi policia.

Por edhe pse në njoftim nuk thuhet, sipas burimeve të sigurta, takimi është fokusuar te ndërhyrjet në sistemin TIMS. Ata kanë kërkuar sqarime nga kreu i policisë.

Pak ditë më parë plasi skandali pasi çdo e dhënë u mor nga një hard disk i jashtëm. Ishte ambasada e para që njoftoi ndërhyrjet, ndërsa më pas u pranua se një punonjës ka marrë të gjitha të dhënat. Amerikanët janë të shqetësuar për diplomatët dhe njerëzit e tyre dhe duket se tani janë angazhuar dhe në nivel ekspertësh për të parë se çfarë ka ndodhur.

 

tims shba rrumbullaku

Lini një Përgjigje