TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 14:40

Gjirokastër/ Muli anulon tenderin e tredhjes së qenve; aplikuese ishte Alma që “trodhi” Safetin

Shkruar nga Pamfleti
Gjirokastër/ Muli anulon tenderin e tredhjes së qenve; aplikuese ishte
Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi

Në Këshillin Bashkiak, tenderi për trajtimin dhe tredhjen e qenve, u paraqit si “ide inovative” e ministreshës Mirela Kumbaro, që është deputete e Gjirokastrës, por në fakt ishte qokë për Alma Kaçin, që bënte biznes me qentë, duke kënaqur me “gojore” kryetarët e bashkive

Para skandalit seksual të Safet Gjicit, kryetarët e shumë bashkive, kishin pritur “me nderime” Alma Kaçin në zyrë, dhe kishin pranuar të sajonin tenderë fiktivë për gjoja trajtimin dhe tredhjen e qenve të rrugës, me fonde limit 14-18 milionë lekë.

Por pas videos që diskreditoi e çoi në burg Safetin, kryebashkiakët e tjerë filluan t’i anulojnë tenderët e qenve, mes tyre Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Në Këshillin Bashkiak, tenderi për trajtimin dhe tredhjen e qenve, u paraqit si “ide inovative turistike” e ministreshës Mirela Kumbaro që është deputete e Gjirokastrës, por në fakt ishte qokë për Alma Kaçin, që bënte biznes me qentë, duke kënaqur me “gojore” kryetarët e bashkive.

Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por duke qenë se Alma e hallateve të Safetit, nuk kishte siguruar dokumentet tatimore, kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa ajo plotësoi dokumentet dhe vendosi ta bëntë në fund të qershorit.

Gjirokastër/ Muli anulon tenderin e tredhjes së qenve; aplikuese ishte

Por meqë në mes të qershorit, plasi skandali seksual dhe kryetarët trembën e Alma Kaçi u la me masën “Arrest shtëpie”, tenderi për qentë e Gjirokastrës duhej shtyrë e shfuqizuar si procedurë, ngaqë ishte miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

Për të mos e bërë fare tenderin e trajtimit dhe tredhjes së qenve të Gjirokastrës, Muli i Bashkisë bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023; ndërsa më 14 gusht u bë anullimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë, kur në fakt ishte paraqitur Alma që “trodhi”, filmoi e çoi në burg Safet Gjicin./Pamfleti

gjirokaster muli tredhje e qenve alm safeti

Lini një Përgjigje