TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2025, 17:08

Skandal në Vlorë/ Drejtori i AKU-së biznes me vdekjen; përpunon mishin me salmonel në fabrikën e tij dhe e hedh në treg!

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Vlorë/ Drejtori i AKU-së biznes me vdekjen;

Mishi i kontaminuar është transportuar drejt fabrikës së përpunimit të mishit “Mega Sallameri”, pronë e vetë drejtorit të AKU-së, Paulo Rrapaj, ku është përpunuar dhe është rikthyer në treg si sallam apo produkte të tjera mishi.

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në qytetin e Vlorës, ku Paulo Rrapaj, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për qarkun, akuzohet për konflikt interesi flagrant dhe shkelje të rënda të ligjit, me pasoja të rrezikshme për shëndetin publik.

Burime nga brenda institucioneve shtetërore bëjnë me dije se një sasi e konsiderueshme mishi pule e sekuestruar nga AKU për shkak të pranisë së bakterit vdekjeprurës Salmonela, nuk është asgjësuar siç e kërkon ligji.

Në vend të kësaj, mishi i kontaminuar është transportuar drejt fabrikës së përpunimit të mishit “Mega Sallameri”, pronë e vetë drejtorit të AKU-së, Paulo Rrapaj, ku është përpunuar dhe është rikthyer në treg si sallam apo produkte të tjera mishi.

Ky veprim përbën një krim të rëndë penal, si dhe një kërcënim serioz për jetën e mijëra qytetarëve, të cilët, pa dijeninë e tyre, mund të kenë konsumuar produkte të kontaminuara me salmonelë, një bakter që shkakton helmime të forta ushqimore, dhe në raste të rënda, pasoja fatale.

Drejtori i AKU, në vend që të kontrollojë standardet e sigurisë ushqimore, kontrollon fabrikën e vet, dhe lufton konkurrencën në mënyrë të padrejtë duke përdorur fuqinë shtetërore për të bllokuar rivalët.

Ky është një konflikt i pastër interesi, i cili jo vetëm shkel çdo normë ligjore dhe morale, por zhvesh shtetin nga funksioni i tij mbrojtës për qytetarët.

Ky lajm është një alarm për hetim i menjëhershëm nga Prokuroria dhe SPAK.“Nuk mund të pranojmë që vetë ai që duhet të na mbrojë, të jetë rreziku më i madh për shëndetin tonë”.

Ky rast tregon edhe një herë domosdoshmërinë për të çliruar institucionet publike nga individë që i përdorin për përfitime personale dhe që luajnë me jetën e njerëzve për interes financiar.

Informacione nga burime afër institucioneve lokale tregojnë se emërimi i Paulo Rrapajt në krye të AKU-së në Vlorë është bërë në mënyrë klienteliste, përmes ndikimit të drejtpërdrejtë të figurave politike në pushtet.

Dyshohet se emërimi ka qenë i kushtëzuar nga interesa private dhe pazare të fshehta, me qëllim që drejtori të kishte akses dhe kontroll mbi tregun ushqimor lokal. Ky është një shembull i qartë i kapjes së institucioneve nga interesat private, që shkelin çdo normë etike e ligjore.

Një tjetër aspekt shqetësues është se drejtori Rrapaj përdor fuqinë e tij për të luftuar subjektet konkurrente në tregun e përpunimit të mishit. Duke urdhëruar kontrolle selektive, bllokime të stisura dhe gjoba të padrejta, ai ka goditur në mënyrë sistematike rivalët për të favorizuar ekskluzivisht fabrikën e tij.

Biznese të ndershme janë detyruar të mbyllen apo të shkurtojnë aktivitetin për shkak të presionit administrativ të ushtruar nga ky funksionar publik që e ka shndërruar AKU-në në një mjet për eliminimin e konkurrencës.

Lini një Përgjigje