TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2025, 15:25

Jo vetëm ndeshja me Serbinë, një tjetër aktivitet ‘paralizon’ rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm ndeshja me Serbinë, një tjetër aktivitet

E premtja dhe e shtuna do të sjellin ndalim të qarkullimit një disa akse të Tiranës. Të shtunën është ndeshja me Serbinë dhe policia ka marrë një plan të gjerë masash. Ndërsa nesër mbahet një tjetër aktivitet, ku sërish do të kemi bllokime rrugësh.

Policia njofton se me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen akset:

-nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;

-”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit”, shprehet policia.

Lini një Përgjigje