
Pasuritë e krimit të organizuar, që janë sekuestuar prej vitesh, drejtësia nuk i konfiskon e t’ia kalojë shtetit, por i mban në administrim me administratorë shtetërorë dhe të ardhurat i marrin kriminelët, madje dhe ato pasuri që janë shitur, shumica janë riblerë prej tyre me çmime 30-50% më pak se vlerat reale...
SPAK-u, prokuroritë e rretheve dhe gjykatat, zhvillojnë konferenca e seminare dhe garantojnë agjencitë partnere të SHBA-BE e raportojnë se po bëjnë “namin” me sekuestro e konfiskime të pasurive të eksponentëve dhe grupeve kriminale.
Një nga këto “goditje të forta të pasurive të krimit”, është bërë publike në datën 2 qershor 2025 në Buletinin e Prokurimeve Publike nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, që është në vartësi të Ministrisë së Brendshme.
Sipas njoftimit, drejtësia ka vendosur e ka urdhruar, konfiskimin e 56 deleve të rracës franceze “Lakon”, të cilat, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, pasi i ka mbajtur 5 muaj në kullotë e në ruajtje me shpenzimet e shtetit, i ka nxjerrë në shitje me ankand.

Konfiskimi dhe shitja e 56 deleve “të krimit”, me vlerë totale 6552 Euro në favor të buxhetit të shtetit, është një ndër 15 “goditjet më të forta të pasurive të krimit, bërë gjatë viteve 2023-2025; kohë kur janë konfiskaur e shitur edhe 3 apartamente, 9 makina e motoçikleta, aparate celalarë, koli me ushqimesh e veshje të përdorura.
Faktikisht, SPAK dhe prokuroritë e rretheve, kanë sekuestruar shumë pasuri më vlera të madhë financiare, mes tyre pallate, aparatamente e makina luksozse, dyqane, toka, troje, hotele, restorante, vila, magazina, kompani, resorte, anije, skafe etj., të provuara që janë më burime nga aktivitete të kriminale.
Absurdi është ky: Drejtësia sekuestron, konfiskon e nxjerr në shitje 56 dele, ndërsa 910 pasuri të krimit të organizuar, me vlerë totale 320 milionë Euro që janë sekuestuar prej vitesh, nuk po i konfiskon e t’ia kalojë shtetit.
Por i mban në administrim me punonjës shteti dhe të ardhurat i marrin kriminelët, madje dhe ato pasuri që janë shitur, shumica janë ri-blerë prej tyre me çmime 30-50% më pak se vlerat reale, nëpërmjet ankandeve fiktive, me blerës të përdorur prej tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje