TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2025, 09:16

Andi Bushati flet për prishje të raporteve: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati flet për prishje të raporteve: SHBA është
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo është lehtësisht e dukshme sepse raportet nuk janë më të njëjta me ato të katër viteve më parë.

Andi Bushati ka theksuar se Ambasada amerikane në Tiranë nuk promovoi opozitën por për herë të parë as nuk uroi qeverinë, duke u ndalur vetëm tek populli shqiptar.

“Zgjedhje të mira, por që mund të përmirësohen, mblidhuni dhe bëni një reformë zgjedhore. S’ka lajm ajo që thotë PE apo BE. Qëndrimi i Amerikës është lajm. Për një arsye kryesore se ndoshta këto ishin zgjedhjet e para pa mbikëqyrje amerikane.

Zgjedhjet shqiptare u çliruan nga amerikanët, ky është lajmi. Amerikanët janë shumë më të distancuar ndaj Ramës se sa ishin 4 vite më pare.

Nuk zgjodhën ta përmendin Ramës siç ka ndodhur më pare, por nga ana tjetër uruan popullin shqiptar për zgjedhjen. Ramën e ndëshkuan, por nuk është se promovuan opozitën. 

Pavarësisht se e shmangën Ramën s’ia hodhën poshtë zgjedhjet, ishte një distancim për të mos mbajtur qëndrim”, është shprehur analisti i ftuar në televizionin MCN.

andi bushati

Lini një Përgjigje