TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 21:49

“S’kam parë vrasës që i bllokohet arma dy herë”, Bregu tregon ku gabuan atentatorët e Rinasit: Ka shumë mundësi të identifikohen

Shkruar nga Pamfleti

“S’kam parë vrasës që i bllokohet arma dy

Gazetari Sokol Bregu, ka folur për ekzekutimin e Gilmando Danit, pak metra larg aeroportit të Tiranës. 

Bregu tha se pagesa për këtë vrasje, ka gjasa të jetë shumë e lartë, për shkak të profilit të Gilmando Danit në botën e krimit, por shtoi se vrasësit kanë bërë disa gabime gjatë ekzekutimit, që mund t'i zbulojnë. 

"Për mua personat që e kanë kryer nuk mendoj se i përkasin një grupi vrasësish që e kanë kryer këtë edhe më parë, përjashtuar atë guximin e tepruar si i afrohen automjetit, por nuk kam parë vrasës që i bllokohet arma dy herë. Ata kanë patur frikë duke ditur se kë po qëllojnë, duke ditur që ka një emër dhe vrasësi krijon emocion edhe me viktimën. Ai ka emër shumë të madh në emrat brenda grupeve kriminale.

Kanë frikë prandaj qëllojnë nga larg dhe të gjithë me kallashnikov. Veprimet e tyre, jo që nuk kanë qenë ndonjëherë, por ata rrëshqasin, u bien armët, duhet të kenë lënë gjurmë pafund në vendngjarje, makina nuk është djegur plotësisht. Ka shumë mundësi të identifikohen.

Kallashnikovi që kanë përdorur, edhe ai që e prodhoi u bë pishman, pasi edhe një fëmijë po qëlloi, vret. Ka një plumb aq të madh në diametër, sa po të kapi të vret. Kjo është saktësia e madhe, ai afrohet për të patur siguri, por të përdorësh kallashnikov në vendngjarje dhe të thuash është profesionist, habitesh", tha ndër të tjera Bregu në “Të Paekspozuar”. 

 

Lini një Përgjigje