TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 21:23

Atentati në Rinas, Bregu: Vrasja ka vlerë të lartë, rreth 1 miliard lekë!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Rinas, Bregu: Vrasja ka vlerë të lartë, rreth 1

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të martën në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri.

Gazetari Sokol Bregu, e vlerësoi ngjarjen si një vrasje të organizuar, duke theksuar se për të realizuar një akt të tillë nevojiten shuma të mëdha parash.

“Për të realizuar këtë lloj krimi shifrat janë të larta i afrohet rreth 1 miliard lekë. Askush nuk merr përsipër vrasje të këtilla për shuma të vogla.  Natyra e sulmit dhe mënyra e ekzekutimit tregojnë për planifikim profesional, dhe se një vrasje e këtij niveli nuk mund të bëhet me paga të ulëta apo për motive të zakonshme.

Nuk do ta vriste askush një person të afërm për 100,000 €. Kur fute në llogaritjen ekonomike të një vrasjeje të tillë, e vetmja mënyrë e besueshme për ekzekutim është kur viktima është i pambrojtur,  p.sh. gjatë ardhjes nga avion ose në momentin kur nuk ka armë me vete.  Grabitja e situatës, frika e kryerësve dhe mënyra e qitjes tregojnë për angazhim të grupeve të profesionalizuara”, tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje