
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Roan Brahimit në Greqi pak ditë më parë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se është takuar me Brahimin në Dubai dhe se ishte çuditur që, me problemet që kishte, ai ka vajtur në Greqi, ku edhe u eleminua. Ai tha se ekzekutimi i tij nuk ka lidhje me Vis Martinajn.
"Ngjarje që ka ndodhur në datën 9 maj në Athinë. E kemi diskutuar, Athina është qyteti më i rrezikshëm për jetën. Grupet tona më të rrezikshme. Roan Brahimin (Sidi), e kam takuar për herë të fundit në Dubai. Më mbrapa është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Brilant Martinajt në vitin 2022. Është shpallur në kërkim. Është nxjerrë në kërkim policor por nuk ka dhënë deklarime.
Ngjarja e fundit ku është përmendur emri i Sidit, është vrasja e Gentjan Bejtes. U arrestua kunati i tij dhe një i afërm si i përfshirë në atentat.
Por, akuza ishte që këtë punë e ka organizuar Sidi. U çudita që kishte vajtur në Athinë, duke ditur problemet që ai kishte. Nuk ka lidhje me Vis Martinajn, as njerëzit e tij, me vrasjen e Sidit", tha Hoxha.
Lini një Përgjigje