TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 20:53

Si u zbulua dënimi i Irena Gjokës në Greqi? Postimi i avokatit Arben Llangozi që ndezi drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Si u zbulua dënimi i Irena Gjokës në Greqi? Postimi i avokatit

Ky postim mjaftoi për të ndezur reagime dhe spekulime në opinionin publik.

Zbulimi i informacionit të pretenduar mbi një dënim të gjyqtares Irena Gjoka në shtetin grek ka nisur fillimisht në rrjetet sociale, përpara se të bëhej pjesë e debatit politik dhe mediatik në Shqipëri. Nxitësi i parë i këtij diskutimi hetimi ka qenë avokati Arben Llangozi, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Më 22 nëntor 2023, Llangozi publikoi në profilin e tij në Facebook një status me përmbajtje enigmatike, të shoqëruar me pyetje provokuese. “Kush e gjen? Një gjyqtar/gjyqtare e GJKKO e arrestuar në Greqi për përdorim pasaporte të falsifikuar?! Kush mund të jetë vallë??”.

Si u zbulua dënimi i Irena Gjokës në Greqi? Postimi i avokatit

Ky postim, ndonëse pa përmendur emra konkretë, mjaftoi për të ndezur reagime dhe spekulime në opinionin publik.

Pas këtij publikimi, përfaqësues të Partisë Demokratike kërkuan më shumë informacion pranë avokatit Llangozi lidhur me identitetin e personit të përmendur në mënyrë të tërthortë, informacion i cili i është dhënë nga avokati Llangozi.

Më pas, Partia Demokratike vijoi me verifikimin e informacionit të bërë publik nga avokati Arben Llangozi dhe pas sigurimit të dokumentacionit dhe konfirmimit të të dhënave përkatëse, ndërmori edhe hapa ligjorë duke kryer ankim në KLGJ dhe duke depozituar një kallëzim penal pranë SPAK.

Prokuroria e Përgjithshme vetëm ditën e djeshme konfirmoi saktësinë e informacionit të bërë publik më herët nga avokati Arben Llangozi, pas verifikimeve të kryera përmes kanaleve zyrtare. Ky konfirmim institucional i dha një dimension zyrtar çështjes, duke e zhvendosur atë nga niveli i debatit politik dhe deklarimeve publike në atë të trajtimit formal ligjor, ndërsa pritet që institucionet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat dhe pasojat juridike të këtij rasti.

Arben Llangozi, i cili konsiderohet një kritik i ashpër i reformës në drejtësi dhe mënyrës së funksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, e ka përdorur këtë rast për të rikthyer në vëmendje problematikat që, sipas tij, lidhen me integritetin e figurave në sistemin e drejtësisë dhe proceset e verifikimit të tyre.

Sipas Llangozit, rasti ngre pikëpyetje serioze mbi mekanizmat e kontrollit dhe transparencës në institucionet e reja të drejtësisë.

Debati rreth këtij rasti vazhdon të mbetet i hapur, duke reflektuar tensionin mes akuzave publike, reagimeve politike dhe nevojës për sqarim zyrtar. Në një shtet të së drejtës, zbardhja e plotë e çdo pretendimi kërkon fakte të dokumentuara, procedura ligjore dhe komunikim transparent nga institucionet përgjegjëse.

Një postim i vetëm i avokatit Arben Llangozi mjaftoi për të vënë në pikëpyetje serioze procesin e vettingut dhe funksionimin e ashtuquajturës drejtësi e re në Shqipëri./ Prapaskena

arben llangozi irena gjoka spak

Lini një Përgjigje