TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 19:28

Meta, Berisha dhe Rama në Big Brother? Kryemadhi ndan ‘skemat’: Do nominoja Edin, Ilirit do i jepja të mirat!

Shkruar nga Pamfleti
Meta, Berisha dhe Rama në Big Brother? Kryemadhi ndan ‘skemat’:
Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha

Monika Kryemadhi ka komentuar banorët e Big Brother si dhe ka folur për eksperiencën e saj të re si opinioniste në këtë format.

E vendosur përpara një ‘sfide’, ku duhej të mendonte nëse ajo dhe aktorët kryesorë politikë do të ishin në shtëpinë e Big Brother, ajo ka zgjedhur se me cilin prej tyre do të bënte aleancë, kë do të nominonte për finalen dhe kë të do të zgjidhte në një kuti Pandore.

“Këtë pyetje ma ka bërë dhe vajza ime e vogël. Ajo më tha se nëse do isha në Big me Metën, Berishën dhe Ramën, ‘babi do dilte te arena dhe do thërriste banorët veç e veç dhe do i pyeste për mendimet që kanë për ty dhe do i përpunonte, Berisha do të rrinte te kolltuku dhe do i mblidheshin të gjithë mbështetësit. Ti dhe Rama te banaku duke u zënë, konfliktet do ti kishe me të, por dhe lojën bashkë me Edi Ramën e do e bëje’”, tha Monika në ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

Ajo u shpreh se nëse do të ishin në Big Brother me politikanët, do të prodhonte lojë duke nominuar Ramën. Më tej shtoi se të mirën nga Kutia e Pandorës do ia jepte Metës ndrësa të keqen kundërshtarëve.

“Me Ramën do ishim dy pole që do shtyheshim, por do prodhonim lojë. Do nominoja Ramën për të lehtësuar lojën time në finale. Nga Kutia e Pandorës, të mirën do ia jepja Metës, të keqen kundërshtarëve të mi, jo aq shumë Ramës… sepse u bë kohë që s’kam folur. Rama është në llogoren e vet, të keqen ne nuk na bëri Rama por ata që na tradhtuan pas krahëve”, tha Kryemadhi.

meta berish rama bigbrother

Lini një Përgjigje