
Ka mbërritur në KLGJ shkresa e Prokurorisë për Irena Gjokën. Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimin e thelluar për figurën e Gjokës dhe ia ka përcjellë KLGJ.
Sipas Prokurorisë vendimi i gjykatës greke për Gjokën është autentik. Ndërkohë materialet e prokurorisë për Gjokën i kalojnë komisionit për zhvillimin e karrierës.
Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) mohoi se ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në një njoftim zyrtar për mediat, KLGJ bëri të ditur se deri në orën 20:30 të datës 20 janar 2026, nuk ka mbërritur në adresën e institucionit asnjë shkresë zyrtare nga Prokuroria. “Sapo shkresa të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës dhe do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thuhet në reagim.
Por ky deklarim binte ndesh me njoftimin e mëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila deklaroi se ka dërguar jo vetëm vendimin autentik të dënimit të Gjokës në Greqi, por edhe aktin e arkivimit të prokurorit grek, për shkak të pamundësisë së ekzekutimit të vendimit penal. Si duket letra "humbi" rrugës dhe vajti vetëm sot.
Lini një Përgjigje