TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 16:12

Skandali/ Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë nuk kanë marrë akoma pagën e dhjetorit

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të
Foto ilustruese

Një situatë shqetësuese po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar; mijëra punonjës, përfshirë mjekë, infermierë, sanitarë dhe personel mbështetës, nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor. Denoncimi publik vjen nga gazetari Osman Stafa, i cili përmes një reagimi në rrjete sociale ngre alarmin për mungesën e transparencës dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse.

Prej kohësh kam marrë mesazhe nga punonjës të spitaleve, por nuk doja të reagoja pasi shumë prej tyre kanë zgjedhur të heshtin edhe kur pacientët nuk marrin shërbimin që meritojnë. Por këto ditë, duke biseduar me infermierë dhe sanitarë që ndodhen në kushte shumë të vështira, nuk mund të hesht më”, shkruan Stafa.

Gazetari shton se për shumë prej tyre, vonesa e pagës po kthehet në krizë reale, duke ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë për të paguar kredi, faturat mujore, për të siguruar ilaçet për të afërmit dhe ushqimin bazë. Ai fton Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të reagojë publikisht dhe të japë një përgjigje të qartë: Pse janë bllokuar pagat? Dhe për sa kohë do zgjasë kjo situatë?

Ky nuk është vetëm një problem teknik. Bëhet fjalë për mijëra familje që mbështeten te kjo pagë mujore. Në një vend ku inflacioni, rritja e çmimeve dhe papunësia janë plagë të përditshme, mosmarrja e rrogës për gati një muaj është thjesht e papranueshme.

Denoncimi

Mjekë, infermierë, sanitarë, e punonjës të tjerë të shëndetësisë, në të gjithë Shqipërinë, nuk kanë marrë rrogat e dhjetorit, duke prodhuar një situatë të vështirë për ta, në raport me kreditë, faturat mujore, nevojat e tjera që kanë.

FSDKSH duhet të reagojë publikisht për të dhënë përgjigje se pse po vonohen pagat. Çfarë po ndodh?

p.s. Prej kohësh kam marrë mesazhe nga mjekë, infermierë e sanitarë të spitaleve për këtë situatë të vështirë për ta. Por nuk doja të reagoja pasi ata janë të aftë për t'i bërë ca beteja vetë. Dhe sa kohë një pjesë e madhe nuk bën luftë për pacientin, pse duhet të bëj "luftë" unë për ta. Thënë kjo edhe duke marrë parasysh faktin se një pjesë e mjekëve s'kanë nevojë për këtë rrogë, pasi u mjafton ajo që u marrin pacientëve.

Por teksa kam takuar dhe biseduar këto ditë me infermierë e sanitarë, më treguan se janë në një situatë shumë të vështirë, pasi kreditë, pagesat mujore, nevojat për ilaçe per prindërit, ushqime etj, duan para.

 

mjeket paga

Lini një Përgjigje