TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 14:54

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Në Greqi, pas vrasjes së Jani Aliajt, autoritetet kontrolluan mbi 50 qeli në burgun e Koridhalos, duke sekuestruar telefona dhe mjete të mprehta.

Në Tiranë, tatimet sekuestruan kompjuterat e 9 agjencive imobiliare që janë nën hetim për evazion dhe çmime fiktive apartamentesh. Ndërkaq, operacioni “Last Bet” çoi në arrestimin e 6 policëve dhe 1 civili për bastet ilegale sportive.

Në Vlorë, pasuria e ish të dënuarit për drogë, përfshirë apartamente dhe makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, u sekuestrua si e pajustifikuar. Po ashtu, në Tufinë të Freskut u godit një grup i armëve, ku u arrestuan 3 persona, mes tyre Ilir Zyberi, i dënuar më parë për vrasje.

Në raste të tjera, Andri Vokrri pranoi se vrau me çekiç Petrit Ndoin, duke thënë se ishte i dehur dhe veprimi nuk ishte i qëllimshëm. Një sulmi kibernetik ndaj SPAK çoi në marrjen në pyetje të ish-Sekretarit të Brendshëm Palnika për lidhjet e tij me Agim Ismailin.

GJKKO shpalli Leonard Dukën fajtor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, duke e dënuar me 30 vite burg. Në Kosovë, një 30-vjeçar vrau nënën e tij në Restelicë të Dragashit; dyshohet se ka probleme mendore.

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, duke lënë në burg Gjon Shkambin, autor i atentatit në sallën e gjyqit. Ndërsa në Tiranë u zbuluar një fole prostitucioni; një 51-vjeçare nga Vietnami ushtronte aktivitetin në një apartament me qira në Mine Peza.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje