TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 18:47

Qeveria miratoi me urgjencë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, Tela: Show i orkestruar nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria miratoi me urgjencë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, Tela:
Andi Tela-Rama

Këshilli i Ministrave ka miratuar me urgjencë "Aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes". Ky vendim do të ratifikohet nesër në seancë plenare.

Gazetari Andi Tela tha se qeveria shqiptare ka zgjedhur një procedurë të nxituar për të konfirmuar pjesëmarrjen e Ramës.

Tela u shpreh gjithashtu se nxitimi i qeverisë shqiptare për t’u rreshtuar krah ish-presidentit Donald Trump është një lëvizje e paprecedentë dhe krejtësisht e nxituar.

Ai theksoi se Shqipëria është ndër vetëm tetë shtetet që kanë pranuar të jenë pjesë e bordit të këshillimit dhe se kjo ngutje politike, miratim urgjent në qeveri dhe ratifikim të menjëhershëm në parlament, duket si një “show” i orkestruar për të treguar se Kryeministri Rama është i pari që po i bindet Amerikës.

Tela kritikon hapur procedurën: dalja e paprecedentë e Ministrit të Jashtëm dhe e kryenegociatores në konferenca shtypi, përfshirja e parlamentit në një debat të nxituar dhe përpjekja për të prodhuar narrativën se Tirana është aleati më besnik, sipas tij, janë manovra që synojnë vetëm të godasin figurën e Ramës si partner të SHBA-së, duke i dhënë publikut një pamje të manipuluar të ndikimit të Shqipërisë në diplomacinë ndërkombëtare.

“Deri tani janë paraqitur diku te 52 ftesa. Zoti Trump tha 59 dhe përmendi numrin 59 gjatë fjalimit. Shqipëria është një nga 8 vendet që e ka pranuar, pra që do të jemi pjesë, siç deklaroi Kryeministri Rama. Janë Emiratet Arabe, Vietnami, Uzbekistani, Kazakistani, Hungaria… Pra, Hungaria dhe Shqipëria të themi janë dy shtetet e Europës që kanë pranuar paraprakisht se, po, ne do të jemi pjesë e bordit. Edhe Bjellorusia është shumë e lumtur.

Por procedura e përshpejtuar, pra miratohet në qeveri sot dhe nesër urgjent në parlament, duket një gjë e nxituar dhe e bërë “kastile” për t’u paraqitur ndoshta nesër në Davos, për të thënë që ne e kemi miratuar edhe në parlament.

Po Tusk. Nëse keni parasysh, një veprim i tillë bëhet vetëm për të thënë që ja, ne jemi të parët në listë që vijmë pas jush. Sepse nuk është një diskutim i lehtë. Kini parasysh që gjithë Europa është në këtë përballje me Trumpin, me Amerikën. Edhe Italia, që është më pro-amerikane, zonja Meloni, dhe ajo, pavarësisht se në Korenë tha që po, ne do ta pranojmë, përsëri ka probleme të brendshme, ka probleme nga kushtetuta, nga gjykatat dhe është më tepër pro-europiane sesa pro-Trump. Macron deklaroi jo. Pra shtetet e Europës… Britania deklaroi jo. Pra shtetet e Europës kanë deklaruar jo.

Tani, pavarësisht se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila ka të bëjë me Izraelin dhe me Gazën, pyetja është: Shqipëria, që deri më sot ka deklaruar politikën e jashtme të njësuar me BE-në… pse shfaqet kaq partizane ndaj Trump, ndërkohë që nuk e di se si do veprojë Europa? Edhe kjo është pikëpyetja.

Dhe pastaj, një përgjigje e thjeshtë është që ne, pavarësisht se për çdo gjë i bindemi Amerikës, zoti Rama nxiton që të jetë partizani i parë në listë, që ndoshta Trump nesër apo pasnesër të thotë: “Ja shqiptarët, Edi Rama i pari, Kryeministri i parë që e miratoi, aprovoi”, ndërsa të tjerët rrijnë, marrin vëllafe, Europa plakë, etj.

Ndoshta, ndoshta kësaj kakofonie që ka, disa konsiderojnë se Rama është Sorosist dhe është kundër Trumpit. Pra, njerëzit kanë perceptimin që raporti i tij me Amerikën nuk është më i miri i mundshëm. Po fakti, fakti që një letër është shpërndarë thashë për 52 apo 59 shtete, njëjtë, ndryshon vetëm emri paraqitet me gërma të mëdha të shtunën. Pastaj letra origjinale nxirret të dielën. Pastaj të hënën del Ministri i Jashtëm për herë të parë në konferencë shtypi; më parë s’kishte dalë ndonjëherë, dhe këtu nuk dalin. Pastaj del kryenegociatorja në konferencë shtypi; s’kishte dalë as ajo ndonjëherë, sepse këtu nuk dalin ministrat në konferencë shtypi për hallet që kemi ne. Dalin vetëm për të promovuar punën e qeverisë dhe të kryeministrit. Dhe gjithçka ishte dedikuar për të.

Në seancë parlamentare, në atë 20-minutëshin e famshëm, kryetari i grupit parlamentar prapë u mor me të njëjtën çështje. Pra, të gjithë po përsërisin të njëjtën gjë, pa përfshirë televizionet apo rrjetet sociale. Pra, të gjithë po promovojnë faktin që Trump, Amerika, po e besojnë Ramën, po i kërkojnë ndihmë Ramës që të jetë ai te Bordi i Paqes dhe ta miratojë”, tha ai për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje