
Ish-politikania Monika Kryemadhi dhe opinioniste e “Big Brother Vip” ka rrëfyer ‘pa dorashka’ shumë nga jeta e saj, si atë profesionale, por edhe familjare.
“Unë nuk e shoh më politikën. Ata që mendojnë se kontrollonin politikën, nuk më donin në politikë, por unë vendosa vetë për t’u shkëputur, menduan se pa politikë do vdisja”, u shpreh Kryemadhi në “TCH”.
Lidhur me largimin e saj nga politika, Monika shprehet se pasioni për këtë ‘fushëbetejë’ i ka vdekur, por për çdo aspekt tjetër, jeta e saj është e bukur.
“Përveçse më vdiq emocioni ndaj njerëzve të politikës, në veçanti ndaj gjithë ish-bashkëpunëtorëve të mi, por për pjesën tjetër jam shumë mirë. Politika nuk vdes te unë, sepse dhe po të nis të kërcej si Selinë, njerëzit nuk do më identifikojnë si kërcimtare, por si politikane”, tha Kryemadhi.
Nga palestra, në Big Brother, e të enjteve në SPAK, sipas Kryemadhit, të gjitha këto bëhen duke gjetur balancën.
“Palestrën e bëj të hënë, të mërkurë, të premte, që t’i balancoj, edhe Big, edhe SPAK dhe palestrën. Doktoresha ime në San Marino, është engjëlli im, sepse më edukoi që të kujdesem për shëndetin dhe trupin tim. Ajo më çoi dhe në palestër”, përfundoi Monika.
Lini një Përgjigje