TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 20:16

Ivanka Trump në Vlorë, qyteti përmbytet nga shpërthimi i tubacionit

Shkruar nga Pamfleti
Ivanka Trump në Vlorë, qyteti përmbytet nga shpërthimi i
Përmbytet Vlora

Ndërkohë që Ivanka Trump ndodhet në Vlorë për të diskutuar investime strategjike në bregdetin shqiptar, realiteti i përditshëm i qytetarëve është krejt ndryshe. Një shpërthim i fuqishëm tubacioni ka përmbytur bulevardin kryesor të qytetit, duke nxjerrë zbuluar krizën e infrastrukturës që për herë të dytë brenda pak javësh lë qytetin pa ujë.

Rreth orës 18:00, një tub me diametër 500 cm ka shpërthyer, duke derdhur sasi të mëdha uji nga depozita e qytetit në rrugën “Ismail Qemali”. Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur sistemi i furnizimit me ujë ishte në funksion të plotë për nevojat e banorëve.

Sipas Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorës, shkaku i incidentit është lidhur me punimet që po kryente një firmë private për ndërtimin e një objekti publik, pranë zonës ku kalon linja kryesore. Autoritetet njoftuan ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e defektit dhe siguruan se nuk do të ketë ndërprerje të gjatë të furnizimit me ujë. Megjithatë, pamjet nga vendngjarja tregojnë një përmbytje të konsiderueshme që ka vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në qendër të qytetit.

Ky incident vjen vetëm pak javë pasi Vlora qëndroi për disa ditë pa ujë, për shkak të problemeve të tjera në rrjet. Situata ka rikthyer në vëmendje nevojën për investime të qëndrueshme në infrastrukturën ujore të qytetit, i cili ka pësuar rritje të madhe urbane, por pa ndjekur ritmet e duhura në shërbimet bazë.

Lini një Përgjigje