
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët në jugperëndim të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë.


Lini një Përgjigje