Arrestimi i Ilir Metës ka sjellë pasoja edhe te ata që i rrinë pas. Një ndër besnikët më të mëdhenj të tij është Tedi Blushi, i cili pasi shërbeu si zëdhënës në presidencë kaloi në PL, duke u bërë Sekretar i Përgjithshëm. Në zgjedhjet e majit Meta e futi në Parlament, por duket se deri në marrjen e këtij posti, Blushi nuk ka pasur të ardhura.
“Open Data Albania” ka publikuar deklarimet pasurore të deputetëve të rinj dhe mes tyre është dhe Tedi Blushi. Ai deklaron vetëm një makinë me vlerë 500 mijë lekë dhe dy llogari bankare me bilanc zero.








Lini një Përgjigje