
Alma Kaçi u shoqërua sot nga policia për në ambientet e gjykatës pasi kërkoi masë më të lehtë sigurie. GJKKO shtyu seancën për në 12 shtator.
Në një prononcim pë mediat avokatja e 40-vjeçares tha se shumë shpejt do të ketë të dhëna të tjera. Avokatja e Almës paralajmëroi se në të ardhmen mund të ketë një qëndrim krejt ndryshe, por nuk shpjegoi se çfarë po paralajmëronte me këtë deklaratë.
“Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.”- thotë avokatja për mediat.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv. Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.
Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.
Lini një Përgjigje