TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 17:43

"Shqipëria po shkon drejt diktaturës", Alimehmeti: Salianji u dënua për fjalën e lirë

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëria po shkon drejt diktaturës", Alimehmeti: Salianji

Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me aksionin e sotëm të opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit. Ai tha se Partia Socialiste në njërën anë shpërfill vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Ervin Salianji, shkon në burg për fjalën e lirë.

Alimehmeti u shpreh se Salianji po vuan dënimin me burg pasi tha të vërteta lidhur me vëllain e Fatmir Xhafës. Alimehmeti tha gjithashtu se sot Shqipëria po shkon drejt një shteti diktatorial, me ndryshimin e vetëm që nuk i kemi të mbyllur kufijtë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk favorizojnë opozitën. Alimehmeti tha se kur ngrihen pritshmëritë, ato duhet t’i mbash dhe pritshmëritë për listat e hapura i ngriti opozita.

“Unë i mbetem linjës që duhej të kishim lista të hapura. Nuk u pyetëm si anëtarë të Këshillit Kombëtar lidhur me atë dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Alimehmeti.

Ai tha se në Shqipëri kemi një problem serioz, që parlamentarizmin nuk e prish djegia e një xhakete nga një deputet, apo hedhja e një lënde, që të shikojmë se çfarë do të dalë nga hetimi, prej një deputeteje.

“Kemi gjëra të mëdha që ndodhin në këtë vend, që nisin që nga shkelja e Kushtetutës, që nga shpërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti tha se opozita nuk ka asnjë luftë me qytetarët, pasi sipas tij ne do të shkojmë në diktaturë të gjithë nëse nuk reagojmë bashkërisht ndaj shkeljes së të drejtave.

“Problemi është a mund të ndodhë rotacioni pasi kemi një parti-shtet? Sot kjo parti shtet kërkon që të mos lejohet fare mendimi opozitar, që mos ketë fare opozitë. Qytetarët aty kanë qenë edhe 50 vjet në vitet e diktaturës, por nuk kanë bërë dot asgjë kur është instaluar diktatura. OSBE/ODIHR e thotë qartë në raportin e saj “parti-shtet”. Duhet një diversifikim i aksionit opozitar, nuk mund të kemi vetëm një format. Nëse shqetësohemi me molotovët, atëherë duhet të shqetësohemi edhe pse po ikin shqiptarët, pse po vidhen fondet”, u shpreh ai për “News 24”.

Lini një Përgjigje