TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 15:51

Akuzohet për abuzim me tenderët, Gjykata e Lartë lë në qeli ish-kreun e ARRSH Evis Berberi

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për abuzim me tenderët, Gjykata e Lartë lë në

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi, lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.

Rekursi u shqyrtua sot në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.
Bëhet me dije se Evis Berberi ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, e cila është rrëzuar nga GJKKO, Apeli si dhe nga Gjykata e Lartë.

Ish kreu i ARRSH mbahet në paraburgim që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH, Berberi dha gjashtë tenderë për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Lini një Përgjigje