
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur lidhur me dosjen “Gërdeci”. Pas përfundimit të seancës së radhës, Mediu tha se po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.
Sipas tij, ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri.
Mediu duket se ka filluar të trembet, pasi u shpreh gjithashtu se ekspertët po sillen si prokurorë e gjyqtarë, duke pretenduar se përfundimet e ekspertëve kanë të meta.
“Prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur ne lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri.
Ne këto municione i digjnim në Mjekës me financim të NATO-s që në total shkonte 10 mln euro. Kishim dy alternativa, ose t'i digjnim ose t'i demontonim me një teknologji që ishte rezultative.
Është e provuar në Poliçan nuk është bërë demontim të fishekëve as para as pas Gërdecit. Shteti me partnerët kanë investuar 8 mln dollarë.
Pretendimi është sipas ekspertëve që shefi i shtabit nuk kishte në dijeni që bëhej transporti i municioneve”, tha Mediu në një prononcim për mediat.
Kujtojmë që disa ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Lini një Përgjigje