TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 15:46

Mafia e Botoxit: ‘Bomba’ e rrezikshme në duart e klinikave estetike në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Mafia e Botoxit: ‘Bomba’ e rrezikshme në duart e klinikave

Si mund të ndihen të sigurta vajzat shqiptare kur në vend të cilësisë dhe sigurisë, këto klinika u ofrojnë helm të kontrabanduar? Botoxi, një produkt që kërkon standarde rigoroze, është kthyer në një mjet për të pasuruar disa administratorë të paskrupullt, të cilët shkelin ligjin dhe mashtrojnë pacientët me produkte të dyshimta, shpesh të paidentifikuara.

Në një akt të paprecedentë që tregon degradimin e klinikave estetike në Tiranë, Policia e Shtetit zbarkoi më 15 tetor në 30 qendra estetike, duke zbuluar një rrjet të sofistikuar të kontrabandës së botoxit dhe evazionit fiskal. Ky produkt i ndaluar dhe potencialisht i rrezikshëm është injektuar pa kriter, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e qindra klientëve që besojnë verbërisht në këto klinika "prestigjoze".

Administratorët e këtyre klinikave nuk janë thjesht biznesmenë, por figura që veprojnë me të njëjtën strategji si organizatat kriminale. Arrestimet e fundit ekspozojnë një panoramë të tmerrshme ku ligji, etika dhe profesionalizmi janë të shpërfillura. Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk”, Xhuljana Mahmuti (Luar Clinic), Deisa Shehaj (Deas Aesthetics clinic), dhe shumë të tjerë, janë akuzuar për veprime të rënda penale, përfshirë kontrabandën dhe fshehjen e të ardhurave. Këto klinika jo vetëm që operojnë jashtë kornizave ligjore, por gjithashtu minojnë shëndetin publik duke përdorur produkte të paautorizuara dhe të paverifikuara.

Si mund të ndihen të sigurta vajzat shqiptare kur në vend të cilësisë dhe sigurisë, këto klinika u ofrojnë helm të kontrabanduar? Botoxi, një produkt që kërkon standarde rigoroze, është kthyer në një mjet për të pasuruar disa administratorë të paskrupullt, të cilët shkelin ligjin dhe mashtrojnë pacientët me produkte të dyshimta, shpesh të paidentifikuara.

Ajo që është më e neveritshme në këtë skandal është se klinikat në fjalë nuk promovohen thjesht në prapaskenë apo me metoda të fshehura. Jo! Na dalin çdo ditë në ekran, përmes figurave VIP të vendit, të cilët bëhen zëdhënës të këtyre klinikave të dyshimta. Reklamimi i këtyre qendrave nga fytyra të njohura po bën pis edhe ato pak figura VIP që kemi.

Disa prej këtyre klinikave, të tilla si ''Medical Hills Swiss Aesthetic Clinic'' drejtuar nga Jetlira Beqiraj, “Allure Beauty”, nën drejtimin e Aida Trokës, “Amra Medical Aesthetics”, me administratore Luada Caushaj, dhe “Onxy Dermo Care”, e drejtuar nga Jonida Zaçe, Klinika KEIT, Skerdi Faria reklamohen nga shumë prej figurave të njohura publike në Shqipëri. Këto klinika janë tashmë në qendër të një hetimi të thelluar për kontrabandë me botox dhe fshehje të ardhurash. E njëjta gjë vlen për klinikat “Begas Clinic”, drejtuar nga Klarida Bekaj, dhe “The Glam House” e “3MT”, të administruara nga Eni Shemaj

Dhe nuk po i futemi pjesës se kush qëndron pas këtyre klinikave 'prestigjoze' dhe sa para pastrohen në këtë proces... Sepse kjo i takon një teme tjetër, po aq të errët dhe shqetësuese./Pamfleti

 

botox klinika estetike mafia

Lini një Përgjigje