TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 13:15

Babloku i shton Fidel Yllit, 5 milionë Euro për ekipet shkollore; zhduk llogarinë e KOKSH dhe i çon në llogari të panjohura

Shkruar nga Pamfleti
Babloku i shton Fidel Yllit, 5 milionë Euro për ekipet shkollore;
Fidel Ylli dhe Edi Rama /

Aq skandaloz është vendimi i qeverisë, sa thuhet se ndryshojnë dhe pikat “a” e “b”, kur në vendimin e muajit dhjetor 2022, nuk ka fare pika “a” e “b”, por këtë e di Babloku, që sajon, firmosë e i jep miliona Euro Fidelit të drogës, basteve, bankave, kullave e pastrimit të parave me Olsi Ramën e Gaz Demin...

SPAK ka në proces hetimi, qindarkat e fshehura të disa bizneseve të vogla, duke i konsideruar evazion fiskal e mirë bën; por nuk fillon hetim për miliona Euro fonde shtetërore, që po vjedh Fidel Ylli, maskuar si financime për Komitetin Olimpik Shqiptar.

Pista e pistë, është fakti që kryeministri Edi Rama, i shton fonde çdo 6 muaj në llogaritë e Komitetit Olimpik Shqiptar, ndërsa Fidel Ylli i zhvat me tenderë fiktivë që ua jep miqve të tij për blerje uniforma, topa e materiale sportive për ekipet shkollore, me çmime 4-5 herë më shtrenjtë se çmimet e tregut dhe vetëm 30-50% të sasive të tyre.

Historia e vjedhjes së fondeve, nën maskën e aktivitetit të ekipeve sportive shkollore nëpërmjet Komitetit Olimpik Shqiptar, ka nisur me Vendim Nr. 893, datë 27.12.2022 të qeverisë, duke i dhënë 2.5 milionë Euro.

Babloku i shton Fidel Yllit, 5 milionë Euro për ekipet shkollore;

Ndërsa gjatë periudhës shkurt 2023- gusht 2024, Fidel Yllit i janë dhënë 3.8 milionë Euro të tjera nga fondet e Ministrisë së Arsimit që kishte për ngrohjen në shkolla, me urdhra të ministreve Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, për gjoja blerje uniforma, topa, atlete dhe filmimeve e transmetimeve të aktiviteteve sportive të shkollave.

Por Babloku, vazhdon t’i dhurojë miliona Euro mafiozit Fidel Ylli, duke ndryshuar Vendimin Nr. 893, datë 27 dhjetor 2022 të qeverisë, me specifikimin për 5 milionë Euro shtesë fondi tjetër në llogarinë e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Në vendimin e qeverisë, të datës 10 tetor 2024,  thuhet: - Pika nr. 1 e Vendimit Nr. 893, datë 27 dhjetor 2022, ndryshon duke e bërë vlerën fondit 750 milionë lekë të reja ose 7.5 milionë Euro; nga 250 milionë lekë të reja, ose 2.5 milionë Euro që ishte, me shtesë 5 milionë Euro.

SPAK-ut i kujtojmë, se në vendimin e ndryshuar më 10 tetor 2024, thuhet se vlera 2.5 milionë Euro është për vitin 2022; vlera 3.5 milionë Euro për vitit 2023, ndërsa vlera 1.5 milionë Euro është për vitin 2024; që do të thotë se Fidel Ylli do marrë 5 milionë Euro shtesë brenda vitit 2025, për llogari të viteve të kaluar kur ka bërë letra fiktive tenderësh.

Babloku i shton Fidel Yllit, 5 milionë Euro për ekipet shkollore;

Skandali thellohet e krijon dyshime, për vjedhjen e shtesës 5 milionë, me faktin se me këtë vendim qeverie, Fidel Yllit i lejohet të zhduk numrin zyrtar të llogarisë bankare “0050249325” të Komitetit Olimpik Shqiptar në “Raiffeisen Bank”, ndërsa 5 milionë Euro t’i kalojë në llogari bankare ku e di Fideli.

Aq skandaloz është vendimi i qeverisë, sa thuhet se ndryshojnë dhe pikat “a” e “b”, kur në vendimin e muajit dhjetor 2022, nuk ka fare pika “a” e “b”, por këtë e di Babloku, që sajon, firmosë e i jep miliona Euro Fidelit të drogës, basteve, bankave, kullave e pastrimit të parave me Olsin e Gaz Demin./Pamfleti

baloku fidel ylli koksh llogari të panjohura

Lini një Përgjigje