Teksa opozita pretendon se një efektiv policie i FNSH ka nxjerrë armën për të kërcënuar deputetin Luan Baçi, ka ndodhur edhe një debat mes kreut të Gardës dhe atij të FNSH-së, pse Policia hyri brenda territorit të Parlamentit kur situata ishte nën kontroll.
Ermal Onuzi, shefi i Gardës ka pasur debat me përfaqësuesin e FNSH-ve, ku i ka kërkuar llogari pse u hap gardhi i sigurisë së Parlamentit. Madje ai i ka thënë pas debatit edhe që të largohej prej andej në nerva e sipër.
Sipas ligjit, Policia nuk lejohet në oborrin e Parlamentit, por nuk dihet se si kanë hyrë efektivët e FNSH me skafandra brenda oborrit, që solli edhe debatet e forta.
Mësohet se Garda nuk ka kërkuar ndërhyrjen e FNSH nga oborri i brendshëm. Këtë konflikt kishte edhe drejtori i Gardës me vartësit.
Lini një Përgjigje