TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 09:21

Paralajmërimet për tensione, forcat e policisë zbarkojnë në Kuvend; mbërrin edhe zjarrfikësja

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimet për tensione, forcat e policisë zbarkojnë

Jo vetëm gardh metalik dhe forca të shtuara sigurie të Gardës së Republikës, por edhe zjarrfikëse kanë zbarkuar sot në Kuvend. 

Një mjet i repartit të Zjarrfikëses u pa teksa hynte në ambientet e institucionit të Parlamentit mëngjesin e sotëm, që do i shërbejë masave të përforcuara të autoriteteve, për të shmabgur incidentet që mund të vijnë nga vendosja e zjarrit, siç ndodhi me djegien e karrigeve dhe manekinëve.

Është vetëm një mjet zjarrfikës deri tani, teksa para hyrjes u vendos edhe gardhi metalik.

Deputetët po vijnë njëri pas tjetrit, teksa ata të opozitës kanë lajmëruar se do tentojnë të hyjnë brenda, edhe pse të përjashtuar.

Lini një Përgjigje