TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 13:52

Regjistrohet kompania shtetërore e prodhimit të armëve 'KAYO', Ardi Veliu zgjidhet drejtor

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrohet kompania shtetërore e prodhimit të armëve

Ditën e sotme është njoftuar regjistrimi zyrtar kompanisë së prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit.

E emërtuar edhe si KAYO, ajo do të ketë në krye të saj si drejtor pikërisht ish-kryepolicin Ardi Veliu, njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP).

Bashkëngjitur në foto poshtë është dhe pasaporta e kompanisë me zotërim publik, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, e regjistruar në QKB ditën e djeshme, datë 16 Tetor 2024.

Ardi Veliu në krye të kompanisë për prodhimin e armëve, kurse kapitali fillestar i saj i regjistruar është 150 mln lekë. Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.

Regjistrohet kompania shtetërore e prodhimit të armëve

Lini një Përgjigje