
Gazetari Lavdrim Lita ka deklaruar se qytetarët i dinë politikanë në rang të lartë se janë të korruptuar.
Sipas tij qytetarët e dinë se kush politikan ka vilë me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit.
“Xhafaj jep garanci, se secili duhet të jetë i pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë vendimin. Problemi është se qytetarët shqiptarë, politikanët sidomos ato lart fare i konsideron të fajshëm. E dinë atë personin ka vilë me13 banjo në Gjirin e Lalëzit. Qytetarët e dinë i kanë sytë në ballë, dhe i konsiderojnë të fajshëm. Mbështetja e SPAK-ut në 80% të qytetarëve tregon se ka akoma shpresë sado në komisione ‘ad hoc’ që duan t’ja mbyllin gojën SPAK. Kanë çuar një draft për të ndryshuar reformën në drejtësi”, tha Lita në emisionin “Frontline” në “Report Tv”.
Lini një Përgjigje