
Juristi Romeo Kara, teksa komentoi interpelancës sot në Kuvend mes Ervin Salianjit dhe Taulant Ballës, tha se në radhë të parë duhet të heqim ndikimin e politikës në Policinë e Shtetit. Sipas tij, Salianji ka vetë telashe me drejtësinë dhe duhet që më parë të merret me hallin e tij.
“Për mua dhe ajo që bënë deputeti Ervin Salianji është demagogji sepse duhet të shkojë dhe të sqaroi veten sepse është akoma i dënuar një vit, pastaj duhet të flasi për rendin. Si mund të jetë deputeti im dikush që është akuzuar për intriga”, u shpreh ai.
Sepse sipas tij, është politika reale nga të gjitha krahët që e kanë shtyrë policinë hap pas hapi që të bjerë dhe në ndikimin dhe direkt të krimit dhe e ka të pamundur për ta ndalur.
“Nuk mjafton vetëm vetë pastrimi si koncept në Policinë e Shteti por duhet dhe kontrolle të brendshme nga AMP-ja me disa shkalle si proces”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje