TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 22:44

Meloni sulmoi “Rai”-n për llogari të Ramës, Lubonja: Shumë e rëndë, nuk mund të mbrosh një narkoshtet

Shkruar nga Pamfleti

Meloni sulmoi “Rai”-n për llogari të Ramës, Lubonja:

Duke komentuar mbrojtjen që kryeministrja italiane, Georgia Meloni ndaj kryeministrit Edi Rama, analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Open”, tha se bie retorika se Evropa do të na ndihmojë.

Sipas tij nuk mund të mbrosh një narkoshtet.

Shumë e rëndë! Përdor të njëjtën logjikë. Nëse ti nuk e paske ditur se kush është Shqipëria, ti fare mirë mund të thuash unë kam gabuar, nuk i kam ditur këto gjëra. Por nuk mund t’i dalësh dot në mbrojtje të këtij narkoshteti. Ti bashkëpunon me një narkoshtet për të zgjidhur problemet e tua dhe ti nuk do t’ia dish fare. Aty jeton një popull i tërë nën thundrën e narkoshtetit. Gjithë ajo retorika që ajo Evropa do të na ndihmojë dhe demokratizojë bie plotësisht”, tha ai.

Lini një Përgjigje