
Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Astir, ku një alarm i dhënë nga një vajzë 21-vjeçare angazhoi edhe forcat Renea për të ndërhyrë në katin e 8-të të një pallati.
Disa orë pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.
Gazetarja e TCH, Anila Hoxha, shprehet se në anën tjetër janë pyetur tre vajza, midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.
Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate, e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet edhe kokainë.
“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.
Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.
Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit. Të rinjtë rezultojnë me probleme penale, ndërsa dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes.
Gjurmët e tyre janë gjetur edhe në armët pistoletë me silenciator. Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.
E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord.
Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.
Lini një Përgjigje