Shemsi Prençi, eksperti i kriminalistikës tha në studion e "Quo Vadis" se Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dhe krah të djathtë Flamur Nokën, nuk është një prespektivë e duhur e opozitës për të ardhmen.
Ai sulmoi Nokën, pas gafës që bëri për festat e Nëntorit.
"PD dhe çdo iniciativë e re brenda Partisë ka nevojë për prezencën e zotit Oketa sepse nuk është etiketuar për asgjë negative. Ne rast se ne mendojmë për ta parë prespektivën e opozitës shqiptare të Sali Berishës, me gjithë respektin, por kur në krah mban një njeri që s’di kush e ka ngritur flamurin në Vlorë, Skënderbeu apo Ismail Qemali, më mire mos e mbaj më.", tha Premçi.
Numri 2 i PD-së, Flamur Noka duket se është infektuar nga lideri i tij Sali Berisha.
Nga Vlora, ku shkoi për të festuar Ditën e Pavarësisë, Noka u bë lëmsh dhe deklaroi se flamuri u ngrit në Vlorë nga Skëndërbeu dhe jo nga Ismail Qemali.
“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë...kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Krujë. Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria”, tha Noka.
Lini një Përgjigje