TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 22:51

Kush ka të drejtë Rama apo GJKKO? Beci sqaron vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti

Kush ka të drejtë Rama apo GJKKO? Beci sqaron vendimin e Kushtetueses

Ish-Kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ballukut. Beci shpjegoi se në rast se një nga gjyqtarët e treshes se Kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është dakord atëherë çështja nuk kalon në seancë plenare.

Ai theksoi se kjo kërkesë i kalon mbledhjes së gjyqtarëve.  Sipas tij ata nuk do shqyrtojnë kërkesën në themel por kalimin e saj në seancë plenare që të jetë në përputhje me rregullat e ligjit.

Unë mendoj se gjykata kushtetuese e ka të vështirë të përcaktojë një objekt konkret në rastin konkret të shkelur dhe një konflikt të mundshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor.

E ka të vështirë sepse po ti shohësh, Gjykata e Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka  zbatuar gërmë për gërmë kodin e procedurës penale. I është referuar edhe ligjit elektoral”, tha ai në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje