TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 21:46

A mund ta pezullojë gjykata edhe kryeministrin Rama? Ish-prokurori Beci sqaron boshllëkun ligjor

Shkruar nga Pamfleti

A mund ta pezullojë gjykata edhe kryeministrin Rama? Ish-prokurori Beci

Eugen Beci, ish-Kryeprokuror i Krimeve të Rënda, ka folur mbi debatin për pezullimin e zv/Kryeministes Belinda Balluku.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, Beci u pyet se, nëse GJKKO vendos të pezullojë Kryeministrin, si do të duhej të veprohej sipas tij në këtë situatë. Ai u shpreh se çështja duhet të zgjidhet nga parlamenti.

“Këto janë probleme legjislative që duhen trajtuar rast pas rasti. Nëse ke krijuar një korpus ligjor dhe nuk ke parashikuar këto raste të reja, atëherë kemi një problem juridik që duhet të zgjidhet nga parlamenti me ligje të reja. Një zgjidhje mund të merret, duke marrë shembullin se si pezullohet një gjyqtar ose një prokuror kur është në hetim. Nuk shoh boshllëk të madh ligjor,” tha Beci.

Lini një Përgjigje