TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2025, 13:00

Shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shiu i parë rrëmbeu 260 milionë euro!

Shkruar nga Pamfleti
Shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shiu i parë
Kreu i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj

Kreu i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar nga aksi “Qukës–Qafë Plloçë” pas rëshqitjes së masivit shkëmbor në këtë segment, një prej investimeve më të kushtueshme infrastrukturore në vend.

Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Lapaj thekson se një vepër për të cilën janë shpenzuar 260 milionë euro dhe janë dashur 14 vite punime, po shfaq probleme të rënda sigurie vetëm pak kohë pas hapjes për qarkullim.

“Kur tenderat bëhen me telefon, e kur përfituesi dihet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet! Sot fati ka dashur që një shqiptar, apo disa të kenë shpëtuar, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka rrëshqitur që me shiun e parë. Kujtoj që për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t'u ndërtuar dhe plot 260 milionë euro”, shprehet ai.
Lapaj theksoi se rrëshqitja e masivit përbën rrezik për jetën e qytetarëve dhe jep shembullin tipik të keqmenaxhimit të investimeve publike.

Shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shiu i parë

 

shembja në aksin qukës-qafë plloçë

Lini një Përgjigje