
Moti i keq vijon të shkaktojë probleme. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve.
Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për tu pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman.
Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive.
Lini një Përgjigje