
Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo marrëveshje u nënshkrua për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).
Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe Presidentja serbe Ana Bërnabiç.


Lini një Përgjigje