
Nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Sot është bërë përurimi i kolegjit në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, në praninë e liderëve Europian dhe të rajonit.
Ishte rektorja Frederika Mogherini ajo që mbajti fjalën e hapjes, teksa më pas vijuan Ursula Von Der Leyen dhe Charles Michel.
“Po inagurojmë sot në Tiranën e bukur, në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë, që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025. Për mua është vërtet nder, jam shumë krenare, e shihni buzëqeshjen time, është buzëqeshje e mirëfilltë. Do të doja së pari të falenderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, kryetarin e Bashkisë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë këtë gjë dhe atë që do të vijë. Do doja të falenderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare. E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë“, theksoi gjatë fjalës së saj, rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogherini.
Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në ceremoninë e inaugurimit, tha se ky është një hap monumental që i çel rrugës ngritjes së degës së Tiranës si dega e parë e Kolegjit të Evropës që prej krijimit të kampusit të Natolinit.
“Sot jo vetëm kremtojnë ngritjen e një pranie fizike por rikonfirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj fuqisë transformuese të arsimit. Kolegji i Evropës ka qenë një farë ndricues i integrimit evropian, kyc për të arsimuar disa breza udhëheqësish, diplomatësh e studiuesish. Prej më shumë se shtatë dekadash ka ndenjur si dëshmi ndaj angazhimit të qëndrueshëm ndaj idealit evropian. Ndërkohë që hapim dyert e kësaj zyre përfaqsimi e bëjmë këtë me një ndjenjë të thellë qëllimi e shprese që vetëm arsimi mund të na ushqejë. Nuk është vetëm transferim dijesh por kultivimi I një mendësie që përfaqëson ndryshimin dhe novacionin”, tha ajo.
Lini një Përgjigje