TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2023, 17:13

Qeveria serbe sulmon mediat shqiptare: Ana Brnabiç nuk bojkotoi foton familjare, po përhapni “fake news”! (Por Beogradi ngatërron foton)

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria serbe sulmon mediat shqiptare: Ana Brnabiç nuk bojkotoi foton

Qeveria e Serbisë ka mohuar zërat se kryeministrja Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe njofton se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit. Qeveria serbe sulmon mediat tona, duke i akuzuar për "fake news". 

Por duket se ka një manipulim, pasi është fotoja e shpërndarë, kryeministrja serbe shijon vallet popullore shqiptare.

"Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.

Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale”, thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.

Lini një Përgjigje