TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 12:42

"Saga e marifetçinjve"/ Sa para shpenzojnë mashtruesit çdo fundjavë në kazino?!

Shkruar nga Pamfleti

"Saga e marifetçinjve"/ Sa para shpenzojnë mashtruesit

Këta mashtrues arritën të bënin një jetë mjaft luksoze falë  marifeteve. Shpenzimet e mashtruesve tanë vetëm me automjete luksoze kapën vlerën e gjysmë milioni euro. Organet kompetente po të duan i kanë para syve luksin e shfrenuar dhe shpenzimet miliona euroshe...

Po rikthehemi me dëshirën e mirë për të sensibilizuar dhe informuar sa më shumë publikun për maskaradën që na bëhet nga ana e mashtruesve."Marifetçinjtë" tanë janë kampionët me pseudo produktin "8S2" që thjesht po na e thërrasin ashtu, pasi figurën nuk ia kanë ndryshuar por kanë të njëjtën me "B52", markë e cila u është shfuqizuar, por që ky vend nuk ka njerëz të cilët zbatojnë ligjin e t'i degdisin këta mashtrues pas hekurave me fëlliqësirat që tregtojnë duke i bërë dëm kështu qytetarëve por edhe shtetit.

Ky është një produkt fals dhe i dëmshëm, i cili nuk duhet të lejohet të tregtohet pasi është një rrezik për konsumatorin. Kompania e mashtruesve tallet me inteligjencën e qytetarëve duke i bërë mjaft konfuz ku në fillim ishte "B52", më pas u bë "852" dhe tani na thuhet se është "8S2". Më vonë parashikohet të bëhet "3ES". A mundet që këta ligjzbatues të pafytyrë të na e thonë sesi duhet ta quajmë këtë produkt? Po mediat të cilat transmetojnë këtë produkt jashtë çdo norme ligjore mjafton ti ofrohen para a mundet të na e thonë si ta quajmë? Këta pseudo pronarë mashtrues që bëjnë çdo gjë për tu pasuruar dhe mjafton të gjejnë terrenin e duhur e pa asnjë ndjenjë njerëzore mashtrojnë një popull të tërë.

Nga informacione të mëhershme mësuam se administratori me emra të legjendave tona kombëtare, Ago Imeri ishte një person i cili të gjithë jetën e tij ishte marrë me kontrabandë, por edhe kishte bashkëpunuar me një oligark të sotëm që të kalonin mallrat kontrabandë. Besoj se të gjithë e dini shprehjen e milionerëve ku thuhet: Mos më pyet sesi e bëra milionin e parë! Pikërisht milionat e tjera që erdhën më pas ai kishte mundësi ti justifikonte. E njëjta gjë vlen për këta oligarkë që për pak më shumë miliona sot janë ortakë në fitime me mashtruesit tanë që sot na vrasin me pijen që një zot e di çfarë ka brenda.

Kjo pije energjike "8S2", ka norma fitimi marramendëse për të na hedhur hi syve që kjo pseudo pije me disa emra është cilësore pasi shitet shtrenjtë. Siç e prekëm pak më sipër, mashtruesi me emra të legjendave, Ago kaloi nga kontrabanda në tregtimin e pijes fals "B52" duke bashkëpunuar me kompaninë e famshme holandeze, të cilët dhe ato dinë më së miri të uzurpojnë emra të landeve gjermane. Këta mashtrues arritën të bënin një jetë mjaft luksoze falë marifeteve. Shpenzimet e mashtruesve tanë vetëm me automjete luksoze kapën vlerën e gjysmë milioni euro. Organet kompetente po të duan i kanë para syve luksin e shfrenuar dhe shpenzimet miliona euroshe të mashtruesve tanë por më e keqja është kur nuk ka gjurmë. E këtu e kemi fjalën për kumarin, të cilin mashtuesit tanë e kishin shumë për zemër dhe çdo fundjavë, në veçanti mashtruesi me emër të legjendave pronoton suita në hotelet më luksoze me kazino.

Mashtruesi kishte edhe një vend të preferuar ku ushqente vesin e tij, pikërisht në qytetin e Budva-s në Malin e Zi. Sipas informacioneve, mashtruesi ynë ishte VIP i hotel "Splendid" dhe ky hotel ka kazinon më të frekuentuar në rajon. Aty ai kishte një suitë personale dhe shpenzohej paraja lumë së bashku me miqtë e tij ish deputetë e mbështetësit e tij në biznese. Edhe vet normat e fitimit 130%, nuk mund të dalë që të ketë kaq shpërndarje të parasë, nga hapja e traut në dogana e korruptimi i institucioneve të vendit tek jeta e shfrenuar dhe makinat e luksit, kazino, hotele e deri te financimi i mediave më në zë në Shqipëri. Nuk kuptohet se çfarë kërkojnë më shumë për të vepruar organet ligjzbatuese, pasi edhe SPAK pikërisht këto fusha duhet të hetojë e ndalojë. Është e vërtetë që SPAK ka një mal me dosje dhe kjo punë kërkon kohë por do zoti që ky institucion që ngjall shpresë tek Shqiptarët të mos ketë ngrënë një lugë nga çorba e prishur e këtij grupi mashtrues pasi këtu kemi të përfshirë edhe oligarkët, të cilët janë njësoj si "lartmadhëria" e tij, të pacenueshëm nga SPAK.

Ju sollëm pak nga jeta e përditshm e kësaj kategorie mashtruese që çdo ditë po mundohen të na përdorin si kavie laboratori por që duhet ta dinë mirë se kavje janë ata pasi populli nuk harron dhe të gjitha do ti kthehen një ditë.

Por kujdes, mos konsumoni nga produkti fals që me zë na e prezantojnë si "8S2" dhe është pija më e dëmshme në treg. Shqiptar zgjohuni dhe mos e konsumoni më këtë produkt pasi po na dëmton shëndetin dhe po tallet me inteligjencën tonë. Në artikujt e ardhshëm do vazhdojmë ti denoncojmë me zë e figurë nëse është e nevojshme këta mashtrues.

b52 mashtruesa afera kazino

Lini një Përgjigje